Lindja pas javës së 40
Kiki
(15 vite më parë)
Përshëndetje zonjë.
Në raste të tilla, është e këshillueshme që gruaja të qëndrojë në spital. Kjo bëhet për arsye që gruaja shtatzënë dhe fetusi, të jetë në observim/kontroll të vazhdueshëm deri në moment e lindjes.
Uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.
Ju pershendes doktoreshe e nderuar, une ju kam shkruar kohe me pare per nje infeksion vaginal tani me ka kalu me mjekim te tyre, tani vetem pres te lind jam ne javen e 40, termin e fundit e kam pas me 10 mars, po me kane kalu 2 dite dhe ende nuk kam dhimbje te lindjes, vetem se mbreme kisha dhimbje te barkut dhe shpines po jo te forta, shkova ne spital bera nje kontrolle dhe me thane qe jam hapur 1 cm po ende heret per lindje...me rekomanduan te qendroj ne spital ose te pres edhe pak ne shtepi, nuk qendrova ne spital po pres qe te me vijne dhimbjet ne menyre natyrale, desha te di a eshte keq nese kalon termini per bebin a te pres edhe pak te me vijne dhimbjet ne menyre te natyrshme a po te shtrihem ne spital pa me ardh dhimbjet? Ju falimderit per mirekuptim ju uroj pune te mbare, ju pershendes nga zemra...