Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kolesteroli i lartë

E nderuar doktoreshe. Para 2 ditesh bera analizat rutine te shtatzanise, theksoj qe jam ne javen e 30 dhe kolesteroli nga 240 qe ishte maksimumi i normes me doli 330. Do doja te dija se jam shume e shqetesuar se c'rrezik perben per bebin kjo gje dhe cfare ushqimesh mund te perdor per ta stabilizuar sado pak? Ju faleminderit.

Fabiola Skreli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fabiola

Kolesteroli i rritur nuk influencon direkt në shtatzëni, por ka influencë në organizmin e nënën shtatzën. Dieta ushqimore pa yndyrna shtatzore, është një nga mundësitë për të ekuilibruar nivelin e kolesterolit. Të këshilloj të konsultohesh me një mjek patolog, i cili mund të të rekomandoj edhe ndonjë trajtim medikamentoz.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti