Si shërohen hemoroidet pas lindjes?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Lule
Të rekomadoj të përmirësosh rregjimin ushqimor, duke shtuar produkte me fibra dhe zarzavate e fruta. Nuk duhet të përdorësh ushqime pikante dhe djegëse dhe duhet të kufizosh deri në maksimum ushqimet e gatuara me pjekje dhe skuqje. Reduktimi i qëndrimit të gjatë në këmbë, është një këshillë tjetër e cila ndihmon në reduktimin e daljes së hemorroideve dhe dhëmbjes që ato shkaktojnë.
Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/ushqimi-pas-lindjes/ushqimi-ne-rastet-me-hemorroide
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje Dr. flm per pergjigjen qe me derguat. Kam dhe nje problem, tani i bej 3 muaj nga lindja me prerje cezariane, dhe qysh pas operimit kam has ne veshtiresi me jashteqitje. Prej asaj kohe e edhe tani po kam shume problem me hemorroidet. Me eshte plasarit anusi dhe kam dhimbje gjate jashteqitjes. Ne fillim pata perdore Eulatin qira, pastaj krem, nganjeheer edhe Faktu mirepo asnjera nuk me ka ndihmu. Me thene te drejten tani kam frike te bej analizen sepe frikesohem qe do me dal diqka serioze. Ju lutem Dr. nese mundesh te me tregosh se qka te perdori te sherohem dhe nese vazhdon keshtu a duhet te shqetesohem? Pres pergjigjen me pa durim. Faleminderit!