Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet të bëj vizita para se të provoj për shtatzëni?

Pershendetje e nderuar dr. Mimoza. Une jam 25 vjec dhe deshiroj te kem nje bebe :). Keto dy javet e fundit kam provuar, por nuk e di nese kam mbetur shtatzene. Ne date 12 maj kam daten per ciklin. Ndonje shenje per shtatezani nuk kam, keshtu qe po ju pyes paraprakisht: -a duhet te bej ndonje vizite paraprake me bashkeshortin tek gjinekologja per te pare a eshte cdo gje ok me ne? Ju falenderoj paraprakisht per asistencen tuaj me vlere. Gjithe te mirat, Arli

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arli

Për të patur një ecuri normale të shtatzënisë, mirë është që përpara tentativës për të mbetur shtatzënë, çifti duhet të bëjë këshillimin parakoncepsional. Për të mësuar se çfarë është këshillimi parakoncepsional, lexo së bashku me bashkëshortin artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Ju uroj fat, dhe ju plotësuar dëshira sa më shpejt të jetë e mundur për të patur fëmijë.

/komuniteti