Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me maramendjen

Pershendetje e nderuara doktoreshe, me fal qe perseri ju bezdis po deshta me pyet diqka... tash jam ne javen e 35+5 dhe kam shume maramendje qe as ne fillim te shtatzanise nuk i kam pasur... ne fillim e kam pasur pak te larte sheqerin po kjo ka ndodh ne fillim te shtatzanise edhe me analizen e radhes qe bera me ish larguar krejt e tash une them ndoshta e kam nga ajo qe nuk perdori sheqer shume si me perpara... gati qe 1 muaj e kam kete problem te maramendjes edhe cdo pasdite kam nje temperature te cuditshme qe ndodh mbrenda 2 ose 3 minutave edhe me largohet... respekte!

Mira Shabani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirjeta

Mëndmarrja nuk vjen nga mungesa e sheqerit. Të rekomandoj të matësh tensionin e gjakut, në momentin që të fillon marrja e mendjes për ta vlerësuar nëse është i lartë apo i ulët. Pozicioni shtrirë anash majtas, është shumë qetësues për situatën të kalon. Nëse situata nuk kalon, drejtohu te mjeku obstetër-gjinekolog, për të bëtë disa ekzaminime të nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti