Therrje afër kërthizës
Arditta Bajrami
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ardita
Në këtë moshë të shtatzënisë, dhimbjen e shpinës apo mesit edhe vijnë si rezultat i rritjes së peshës amtare nga shtatzënia. Ndërsa dhimbjet e lehta të barkut të pa shoqëruara me gjakrrjedhje, nuk janë shqetësuese. Duke përjashtuar se dhimbja ka ardhur nga lëvizjet e bebit apo nga ngrënia e pa kontrolluar e ushqimeve, të rekomandoj që nëse dhimbjet përsëriten me intensitet të madh, të drejtohesh te mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Une jam ne javen e 30 dhe nganjehere po kam dhimbje si therrje ne anen e djathte afer kerthizes, analizat i kam bere te gjitha si per infeksione per anemi dhe te gjitha i kam ne rregull a mund te jete ndonje problem apo vjen si pasoje e rritjes se bebit?