Brengosje në shtatzëni - lëvizjet e bebit...
Arbnore
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arbërore.
Përderisa mjekët të kanë thënë se nuk ke probleme, mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar.
Meqënëse urinon shpesh, bëj një analizë të urinës për të përjashtuar praninw e ndonjë infeksioni. Nga ana ime të këshilloj marrjen e tabletave, kundër kontraksioneve të muskulaturës së mitrës si spasfon etj. Realizo edhe një ekografi Doppler, për të matur sasinë e gjakut që i shkon bebit nga nëna.
Së fundi Arbnore, të këshilloj të mos i mendosh ato që kanë kaluar. Mendo vetëm se tashmë po pret një fëmijë. Kjo është gjëja më e bukur e jetës tënde. Përkushtoju atij, pa u stresuar.
Sinqerisht të uroj Arbnore, që shtatzënia të shkoj mbarë deri në lindje dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Miremrama, kam nje pyetje, eshte hera e pare qe ju shkruaj jam ne javen e 32-te nese ka mundesi me mu pergjigje se jam levizje te shumta te bebit dhe ne fund te barkut a eshte normale kjo ndonjehere e ndjej sikur do e humb urinen dhe me dhemb sepse me siguri e prek poshte vagines dhe me duket sikur do te dal bebi, a ka mundesi per lindje parakohe? ju lutem sepse kam pasur nje djale, me ka vdekur 1 muajsh ka pasur anomali te zemres kam pas me lindj sc.dhe nje abort mos zhvillimi i foshnjes tash e kam 3ten shatzani kam frike, faliminderit ju lutem te me pergjigjeni sa do pak te me lehtesoni edhe pse me ka thene dr qe eshte gjdo gje ne rregull, po brengosem flm shume per mirekuptim..