Rreth shtatzenisë
Tringa Kastrati
(14 vite më parë)
Përshëndetje Tringa
Mjeku, nuk ka sesi të vlerësoj se një femër ka patur një abort të mëparshëm. Mirë do të jetë që ndodhinë t’ja tregosh mjekut, që ai të përqiqet që të gjejë shkakun e abortit dhe të japë trajtimet e nevojshme. Gjithashtu uroj që pas abortit të jesh trajtuar me medikamente, sepse mundësitë e pasojave janë të pranishme qoftë edhe për infeksionet e mundshme që mund të ndodhin. Duke menduar se po ndërmerr një hap të gabuar, të rikujtoj se mjeku duhet të dijë historikun e shëndetit tënd riprodhues, për të patur ecuri normale në shatztënitë e tjera.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje mjeke e nderuar kam nje hall te madh e vetem te ju kam gjete mbeshtetje... ne fillim desha me kerku prej teje qe me mu pergjegj ne email adrese le te jete anonime pyetja ime... kam pasur nje abort e tash deshiroj prap te mbes shtatezene mirpo per abortin burri im nuk e din... desha te me pergjigjesh a eshte e mundur qe ne kontrolla te me hetoje mjeku qe kam qene nje here shtetzene, sepse qdo here shkoj ne kontrolla me burrin tim... pres pergjigje e ty te deshiroj pune te mbare.