Çrregullim mestrual
Ganja
(15 vite më parë)
E nderuar zonjë.
Nuk është normale, që gjakërrjedhjet të vazhdojnë 17 ditë pa ndërprerje. Nuk di si të përgjigjem pa patur përgjigjen e analizave dhe ekzaminime.
Megjithatë, përpara se të paraqitesh përsëri tek mjeku, të këshilloj të bësh edhe një analizë të gjakut komplet. Sipas përgjigjes, mjeku do përmirësoj terapinë e dhënë.
Pas normalizimit të gjakërrjedhjes, duhet të mendosh për rregullimin e ciklit menstrual. Pa patur një cikël menstrual me kohëzgjatje të rregullt, nuk mendoj se do të kesh mundësi të fillosh një shtatzëni.
Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.
Prsh, kam nje pyetje nuk i kam pasur 8 muaj mestracionet, kam qene te endokrinologu, gjendrrat tiroide i kam normal pak analizat hormonale i kam te rritura, pak te zvogluara, por kam marre lutostrol por sot eshte dita e 17 qe i kam mestracionet, kam qene ne spital, kam marre injekcione tash jam tu i perdor progynovat por ende kam gjakderdhje, jem e martume qe afer 3 viteve skom lindje as abort pres nje pergjigje cfare te bej ju lutem?