Tensioni i lartë!
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Kaltrina
Nëqoftëse TA tek gratë shtatzëna është në shifrat: sistoliku mbi 140 mmHg dhe diastoliku mbi 90 mmHg, tregon që ka diçka për tu shqetësuar. Shifrat që ti shkruan nuk mendoj se përbëjnë problem për shtatzëninë, por ndjekjen e presionit të gjakut besoja mjeku që të ndjek shtatzëninë. Ai do të kryej edhe analiza specifike dhe në bazë të tyre do të jap trajtimin e duhur nëse do të jetë e nevojshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje! jam ne javen e 38 te shtatzanise, javen e fundit po kam probleme me tension!! Me se larti kam pas 135 me 95.... a ka bebi rrezik te lutem me ndihmo! Vleresoj shume mendimin tend! Cka te ndermarr me kete rast? Shendet!