Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimet gjatë shtatzënisë

Deshta të pyes a mund të udhëtoj me avion gjatë javëve 10-12 të shtatëzënisë? Ju falenderoj paraprakisht.

Vlora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia është gjendje e re në organizmin e gruas, është gjithashtu kënaqësia e çiftit që pret të bëhet me fëmijë. Por gjendja psikologjike e nënës, është e ndërthurur me atë të fëmijës. Nëse nëna ndjen mërziti, atëherë edhe bebi ndjen të njëjtën ndjenjë. Kështu ndodh edhe për ndjenjat e tjera. Kështu ndodh edhe me udhëtimet e gjata dhe të lodhshme të cilat mund të shkaktojnë bezdi tek gruajë shtatzënë. Dhe kjo situatë do të reflektohet edhe tek fëmija. Por sa më sipër shkruar, nuk do të thotë se gruaja shtatzënë nuk duhet të udhëtoj.

Deri në javën e 28 të shtatzënisë, nëna e ardhshme mund të bëjë udhëtime të qeta me çdo lloj mjeti transporti, qoftë edhe me avion. Pas kësaj jave nuk rekomandohen udhëtimet e largëta edhe me avion, për të evituar rrezikun e një lindje premature.

Megjithatë është e këshillueshme një konsultë më mjëkun gjinekolog, përpara çdo udhëtimi të gruas shtatzënë.

Përsa i përket pyetjes tuaj, nëse mjeku juaj gjinekolog nuk ka konstatuar probleme në ecurinë e shtatzëninë tuaj, atëherë ju mund të udhëtoni me çdo mjet transporti. Gjithësesi ju këshilloj që nëse keni vendosur të udhëtoni, mundohuni të zgjidhni si mjet transporti, mjete të qeta udhëtimi të cilat nuk kanë tronditje të vazhdueshme dhe të forta.

Ju uroj shtatzëni të sukseshme.

/komuniteti