Grupi i gjakut 0 rh negativ
Gresa Ismajli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gresa
Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me anë të marrjes së imunoglobinës. Merret rreth javës së 28-të të shtatzënisë, sepse atëherë ekziston rreziku për përzierjen e gjakut dhe pas lindjes deri në 72 orë.
Imunoglobulina merret edhe kur dyshohet, se gjaku i gruas ka rënë në kontakt me gjakun Rh pozitiv. Mbrojtja aplikohet pas abortit (spontan apo të qëllimshëm), shtatzënisë jashtë mitrës, amniocentezës, gjakderdhjet e mëdha gjatë shtatzënisë si dhe në rastet e transfuzionit të gjakut apo tek dëmtimet që kanë të bëjnë me gjakrrjedhje.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 7 te shtatzanise, kam grupin e gjakut 0 rh negativ pse duhet ta marr vaksinen rogamin ne javen e 28? Ju lutem per pergjigjie. Faleminderit shume.