Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivët oral

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Doja t'iu beja nje pyetje ne lidhje me kontraceptivet orale. Kam filluar perdorimin e kontraceptive yaz dhe dje ishte kokrra e fundit roze dmth dita 24 dhe kam dhe 4 kokrra te bardha. Une ne te vertete nuk i kam filluar ne diten qe me erdhen ato por 6 dite me pas. Tani kam shqetesimin se nuk po me vjen cikli edhe pse shenjat i kam. Mos ndoshta ndodh sepse ishte muaji i pare i perdorimit te tyre. Shume faleminderit ju uroj gjithe te mirat

Elda Shehu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Griselda

Vazhdo përdori dhe tabletat e mbetura, dhe pas kësaj pa tjetër do të vijnë menstruacionet. Kutinë tjetër, duhet ta fillosh në ditën e dytë të ciklit menstrual, pa harruar asnjë ditë çdo kokërr çdo darkë në një orë të caktuar.

Gjithë të mirat.

Zanaaa (14 vite më parë)
E nderuar doktoreshe..mamit im 51 vite heren e fundit iu vonuan menstruacionet 2 jave, po em pas i erdhen.. cili eshte efekti i hormoneve estrogjene ne kete moshe? Flm per mirekuptim.

/komuniteti