Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Periodat e mbesës time 9 vjeçare

Pershendetje doktoreshe! Desha te bej perseri ca pyetje per mbesen time 9 vjece te ciles i kane ardhe periodat. Jemi te shqetesuar pasi per 15 dite i kane ardhe tre here edhe pse ka pire Jasmin dhe Buskupon te keshillura nga mjeku... gje tjeter qe po na shqeteson eshte gjendja e saj shpirterore pasi qan shume per gjene me te vogel qan shume gjithashtu dhe gjendja e saj trupore pasi eshte shume e debult.... a eshte frike se mos kalon ne ndonje gjendje depresive nga kjo? Pastaj a ka mundesi qe te mos jene perioda keto dhe mos ja shkakton gjakderdhjen ndonje gje tjeter? Pres pergjigjen tuaj.

Lola Krasnici (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Për të qënë të përgatitura në jetë, vajzave duhet tu mësohen që në fillimet e jetës së tyre jo vetëm për higjenën personale por edhe për shëndetin riprodhues. Kur nuk janë të pa përgatitura, ndodh që tmerrohen nga gjakrrjedhja e ciklit menstrual aq sa mund ta quajnë turp këtë gjakrrjedhje. Kjo traum, ka pasoja në jetën e tyre dhe ndodh që edhe të kalojnë në depresion. Prandaj është e rëndësishme, që edhe në këtë situatë që përshkruan për mbesën, me dashuri dhe kujdes ti shpjegohet se çfarë janë menstruacionet, si vijnë ato dhe sa të domosdoshme janë për riprodhim.

Nëse dyshohet se gjakrrjedhja nuk vjen si shkak i ciklit menstrual, mirë do jetë që të kontaktoni mjekun obstetër-gjinekolog për të bërë qoftë një vizitë vizuale apo disa ekzaminime të mundshme.

Duke uruar se gjakrrjedhja është e ciklit menstrual, i dëshiroj vajzës lumturi në jetën e saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti