Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa duhet të pauzoj pas një lindje të parakohshme?

Sa kohe duhet te pauzoj mbas nje lindje te parakohshme qe pata, dmth bebin e humba mas 18 javesh, bebin e kam lind normal nuk me ka vdek ne bark e kam lind gjalle po kuptohet se per pak sekonda ka vdeke, ju kisha lut te me kshilloni mas sa kohet duhet te pauzoj me qene se une jetoj ne perendim me kane than se mundem mbas 10 javesh te provoj te mbetem shtatzane por une po kam frike mos eshte heret, se kjo ka qene shtatzania ime e pare pas 7 viteve? Ju pershendes suksese ne pune e respektuara Dr. Keta.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena

Më vjen keq për çfarë të ka ndodhur. Me rikthimin e menstrucioneve, shtatzënia mund të filloj. Por e mira është që të tregohet kujdes për mos mbetje shtazënë, deri në 6-të muaj. Gjatë kësaj periudhe, organet riprodhuese rigjenerohen dhe mjeku duhet të tentoj të gjejë shkakun e abortit qoftë edhe duke përdorur protokollin e këshillimit parakoncepsional. Në rreth 40% të rasteve shkaku nuk gjendet, por kjo nuk duhet të bëhet shkak për shqetësim. Deri tre muaj përpara tentativës për shtatzëni, femrat rekomandohen që të përdorin acid folit si të nevojshëm për të mbrojtur tubin neural të bebit.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti