Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 38, po kam dhembje barku vetem naten, jo vazhdimisht por me nderprerje. A jane keto shenja si fillim i lindjes apo ndoshta e kam nga lodhja gjate dites? Kam shume sekrecion dhe ate te trashe. Kete jave e kam kontrollen te mjeku obsteter po desha nje keshille nga ju cfare me kishit sugjeruar te bej? Ju faleminderit per ndihmen qe na ofroni.

Edita ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Mosha e shtatzënisë, tregon se ajo është afër përfundimit dhe se fëmija po vjen. Dhimbjet e herë pas herëshme të barkut, janë një sinjal i qartë se lindja po afron. Sekrecioni që ke konstatuar mundet të jetë tapa mukoide, e cila ka filluar të shkëputet. Mos prit ditën e përcaktuar për kontroll, por menjëherë paraqitu te mjeku për të verifikuar gjendjen.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti