Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat në shtatzëni

Pas shtate muajsh tentimesh per te ngelur shtatzene me ne fund ngela dhe per kete desha tju falenderoj per shume pergjigje qe mi keni dhene gjate kohes qe une kisha problem per te ngelur per femije te dyte shtatzene. Tani jam shtate javeshe shtatzene mirepo kam shume shqetesime ne mengjes dhe mbremje, gjate gjithe kohes kam uri dhe kur mar te ha asgje sme duket e mire dhe kam rene prej peshe 2 kg. Ne mengjes mar nga nje tablet Tifol, mirepo desha tju pyes se a mund te perdor ndonje vitamine tjeter per ti plotesuar nevojat qe smund ti marre nepermjet ushqimit dhe te lutem tregom konkretisht me emer se cfare duhet te marre?

Vjosa Luli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Më vjen shumë mirë që ke mbetur shtatzënë dhe uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë. Tabletat me acid folik, duhet ti përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë sepse është një parandalues shumë i mirë i problemeve në tubin neural të bebit.

Ushqimin duhet ta konsumosh pavarësisht se nuk të pëlqen. Vitaminat dhe mineralet që merren në këtë mënyrë janë shumë të domosdoshme. Marrja e tyre me tableta, nuk rekomandohet të bëhet pa arsye. Ato rekomandohen të përdoren, nëse konstatohet mungesë e tyre në organizmin amtar. Prandaj kontakto një mjek obstetër-gjinekolog dhe nëse ai konstaton (edhe sipas ankesave të tua) se diçka mungon në organizmin tënd, do të rekomandoj të bësh analiza dhe ekzaminime për të përcaktuar nevojat për vitamina dhe minerale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti