Luhatje humori gjatë shtatzënisë
Elona Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Situatat që përshkruan, nuk duhet të bëhen dhe të konsiderohen normale. Shtatzënia duhet marrë me shumë kënaqësi dhe optimizën e për më tepër me shumë dashuri, kur mendohet dhe duhet të mendohet se në jetë do të vijë një fëmijë. Prandaj largoji gjendjet e rënda psikologjike dhe humorin e keq sepse ndikimi negativ te fëmija është i njohur. Të këshilloj të lexosh tregime të shkurtëra që kanë humor si dhe të dëgjosh muzike të lehtë apo klasike, gjithnjë pa e ngritur shumë zërin e radios.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 22 dhe here pas here kam luhatje humori dhe gjendje psikologjike jo shume te mire. Ndikon kjo tek femija, tek formimi i tij? Shtatzania ka shkuar mire deri tani po une jam gjithmone ne ankth se mos me ndodhe dicka?!