Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mos jam shtatzanë?

Me 12 kam pas daten e pritshme te menstruacioneve mirepo nuk me kane ardhe ende. Kam bere nje test ate dite dhe me ka dale negativ. Gjoksi me eshte forcuar pak sa dhe majet po me behen si kokrra dhe kam disa dhimbje te lehta gjithashtu kur bej marredhenje me burrin tim kam me shume leng ne vagine se sa herave tjera tjera here kam qene me e terur tash shume e lagur... a mos jane keto dy shenja te shtatzenise? Cka me keshilloni me bere kur ta vizitoj mjekun... ne kete muaj kam perdor kllomifen njerherit dhe kam bere djegjen e sida kondillomave a mos prish pune diqka nese kam mbet shtatzene gjinegologu me ka dhene nje sugjerim nese me paraqitet ndonje kondillome si lyth me pik me do ilaq a prish pune kjo ne shtatzeni nese paraqiten ato dhe me i pike sa here duhet mi pik lythat i kam pas rreth organit gjenital? Ju pershendes shume, flm per pergjigjet dhe keshillat e juve pres me padurim pergjigje.

Ele Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvira

Mendoj se nuk je shtatzënë, përderisa edhe testi i shtatzënisë nuk e ka treguar praninë e saj. Të rekomandoj të trajtosh pa tjetër lythet gjenitale, të bësh një Pap-test për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës dhe pasi të jesh mjekuar nga ky infeksion, të rekomandoj të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti