Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam një lloj rrjedhje të ujit!

Pershendetje Dr Moza. Une jam shtatzene dhe jam ne javen e 37. Po qe tri jave kam ngapak si rrjedhje te ujit here here, jo cdo dite po jam e shqetesuar. Kam qene te gjinekologja, kam bere kontrolle dhe me ka thene qe kam marr infeksion dhe kam perdore disa barna po si po e shoh spo kane efekt se prap kam si uje, mjekja me tha qe nuk eshte uje bebe, po une jam teper e shqetesuar se qa po ndodh me mua? Kam dhimbje nga pak ne shpine e ne fund te barkut. Ju lutem me ktheni pergjegjjen, ju falenderoj.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

ërshëndetje Blerina

Përderisa mjekja e ka vlertësuar ekografikisht që nuk është plasje e parakoshme e membranave, dyshoj se sekrecioni që ankon mund të ketë lidhje me infeksion vulvo-vaginal. Bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, që mjekja të rekomandoj trajtimin efikas. Barnat nuk mund të rekomandohen pa bërë kulturën e sekrecioneve, ku përcaktohet shkaktari dhe medikamentet më efikas. Mjeku zgjedh atë medikament, i cili është më i përshtatshën për pacienten.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti