Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit tim

Pershendetje doktoreshe, desha te te pyes, une jam ne javen e 37, sot te doktoresha me tha qe jam ne regull dhe pesha e bebit tim eshte diku 3 kile e gjysem. A eshte kjo normale apo ka pak peshe te tepruar dhe a thua une kete shtatzani do ta coj deri ne fund per shkak te peshes se bebit?

Behare S (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Behare

Pesha e bebit varet edhe nga pesha trupore amtare. Prandaj nuk mund të përcaktohet se pesha e bebit tënd, është normale apo jo pa tregues të tjerë. Mesatarisht referohet se pesha e lindjes fetale, është për rreth 3400 gram. Por vetëm 20% e fëmijëve lindin me këtë peshë, sepse të tjerët lindin më shumë ose më pak se aq. E rëndësishme është që shëndeti i fëmijës të jetë normal.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Behare S (14 vite më parë)
flm doktoresh shum

/komuniteti