Kontrolli gjinekologjik
Mimoza Surkishi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Me çfarë përshkruan, nuk është e thënë që të lindësh me operacion cezarian. Rastet e tilla në klinikën ku punoj, tentohen për lindje vaginale. Salla e operacionit aty është, dhe në pa mundësi për tu realizuar lindja vaginale, kalohet në lindje më prerje cezariane.
Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.
Pershendetje dr Mimoza, ju pergezoj per punen qe beni! Jam nje shtatzene ne javen e 33 dhe ende asnjehere deri me tani nuk kam mundur te bej kontroll gjinokologjike perjashtim dy tentativave, arsyeja eshte sepse kam shume dhembje te papershkruar dhe nuk mund ta perballoj te pakten as gjysmen e gishtit! Ditet per lindje me jane afruar cfare me rekomandoni nje lindje me prerje cezariane? Per mua ashtu do deshiroja eshte shtatzania ime e pare te kihet parasysh. Me shume respekt Mimoza nga Prishtina