Gjatësia dhe pesha e bebit
Mimoza <3
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Në fund të javës së 35-të, pesha mesatare e fetusit duhet të jetë për rreth 2550 gram. Deri në term, mendoj që pesha e bebit do të rritet akoma. Pesha mesatare e lindjes së fëmijë është pranuar 3400 gram, por nuk do të thotë asgjë, nëqoftëse fëmijët lindin poshtë apo sipër kësaj shifre. Eksperienca ka treguar se fëmijët edhe kur kanë lindur më shumë apo më pak se pesha mesatare e pranuar, kanë lindur me zhvillim psikomotor të shkëlqyer.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Jam ne javen e 35 +3 dite, gati lindja po ofron kurse femija im peshon 2300 gr. Dhe eshte i gjate 42 cm. A eshte normale apo ne kete jave te shtatzanise, sa duhet me qene femija im. Ju pershendes shume pres pergjigje.