Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje dhe djegje në vaginë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene 4 muajshe, dhe u be ca kohe qe kam shume kruarje dhe djegie ne vagine, si dhe ca pucrra fare te vogla, po ashtu edhe shume sekrecione me ngjyre te verdhe. Kam bere analizat e shkalles se pasterise dhe ne pergjithesi me kane dale mire, por me pak fare leukocite. Ju lutem me keshilloni se cfare mjekimi duhet te perdore?

Kloa 1 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Shënjat që ankon janë të lidhura me një infeksion vulvo-vaginal, të cilin e predispozon edhe shtatzënia. Të këshilloj të bësh një kulturë të sekrecioneve vaginale. Kjo analizë do të tregojë shkaktarin e infeksionit dhe llojin e trajtimit që do të jetë më efikas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti