Problem me jashtëqitje
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Donjeta
Ekzistenca e shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Edhe rritja e mitrës, shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Kapsllëku rritet edhe nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë. Këshilla më e mirë është përmirësimi i rregjimit të ushqimit, i pasur me perime, me lëngje dhe deri komposto me kumbulla.
Nuk rekomandohet përdorimi i medikamenteve për kapsllëkun, gjatë shtatzënisë. Edhe ecjet jo të lodhshme, janë përmirësues i mirë i konstipacionit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 6-te te shtatzanise po kam probleme me jashteqitje, a guxoj te mar diqka ne barnatore ta normalizoj gjendjen? Ju lutem preferomeni diqka qe eshte normale ne shtatzani te perdoret? Flm.Te gjitha te mirat.