Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit dhe konceptimit

Pershendetje doktoreshe, me 11 prill pata menstruacionet dhe me date 16 provova per te ngel shtatzane dhe kete muaj pata menstruacione por te kuqe flake dhe te pastra, me mbajten 2 dite dhe diten tjeter pata marredhenie me burrin por nuk provova per te ngel kete here dhe me erdhen prape gjysem dite, dua te di pse? A mund te jem shtatzane?

Elizabeta 123 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denada

Mundësia për të mbetur shtatzënë, është kur marrëdhënie seksuale bëhet në ditët e ovulacionit. Ditët e ovulacionit janë ditët e 14-16, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit, gjithmonë nëse cikli menstrual zgjat 28-të ditë.

Me aq sa shpjegon, nuk besoj se shtatzënia ka ndodhur. Prandaj tento të kryesh marrëdhënie në ditët e rekomanduara.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti