Dhimbje barku në të njejtin vend!
Jeta ,,,,
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta
Çdo gjë që referon, është normale. Shumë e rëndësishme është që dhimbjet të mos jenë të forta dhe të shoqëruara me gjakrrjedhje. Pesha fetale, për moshën e shtatzënisë që je, është paksa e madhe por kjo nuk përbën problem nëse shëndeti tënd dhe ecuria e shtatzënisë është normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr Moza, jam shtatzane ne javen e 29+4, mirepo ka nje periudhe te shkurter qe kam pak si dhimbje ne bark, ne anen e djathte por gjithmone ne te njejtin vend, me shume kur bej levizje, kur ec apo ngre dicka. Nuk eshte dhimbje e madhe, ne kontrolle isha mjekja me tha se krejt eshte ne rregull, dhe bebja ishte 1.900 kg, gjithashtu desha te di a eshte normale se levizjet jane pothuajse non stop mrenda dites, i ndjej shume edhe rrotullimet e bebes i ndiej shume, a eshte normale kjo? Flm shume per gjitha.