Dhimbja e mesit
Fabiola Skreli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fabiola
Dhimbjet janë normale kur ato janë të përballueshme, por, ashtu si e përshkruan tregon se diçka duhet të përmirësosh. Dhimbjet mund të jenë edhe pasojë e lodhjes gjatë ditës, nga punët e rënda apo qëndrimet e gjata në këmbë. Disa ushtrime të lehta edhe mundet ta përmirësojnë situatën. Shpesh dhimbjet e mesit janë tregues së pranisë së infeksioneve urinare apo edhe i rrezikut për abort. Nëse do të vazhdojnë, drejtohu te mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 30 te shtatzanise dhe kam rreth 10 dite qe kam nje dhimbje te tmerrshme mesi, e theksoj qe kjo gje me ndodh kur jam shtrire. Me dhemb vec ana e djathte e mesit duke me bllokuar dhe kemben e djathte. Kam degjuar qe jane normale keto dhimbje por une i kam shume te forta sa nuk leviz dot ne krevat po sme ndihmoi dikush. Ju faleminderit.