Pas laparaskopisë për hapje të tubave
Sara :d
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sandra
Raportet seksuale mund ti fillosh menjëherë, por duhet të dish që shtatzënia është më e mundur në ditët 14-16 të ciklit menstrual, gjithmonë kur ky është 28-të ditor. Disa studime pranojnë se rreth 17% e femrave, në shtatzënitë e para mbeten shtatzniën jashtë mitre.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe... une te premten e kam bere laparskopine per hapjen e tubave te mitres... gjinekologia me tha qe tashme mi ka hapur por klamidia ka lene varre (shenje) ne tuba dhe ato jane te ndijshme, poashtu edhe e mundshme shtatzania jashte mitres... desha tiu pyes pas sa kohe duhet te provoj per shtatzani dhe kur mund te kem marredhenje seksuale? Poashtu sa eshte mundesia per shtatzani ekliptike (si perqindje ne pergjithesi)? Faleminderit per kohen tuaj te cmuar.