Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjatësia e bebit tim në javën e 36

Pershendetje Dr. deshta tju bej kete pyetje dhe te me hiqni merakun. Jam ne javen e 36 para 2 dite kom be nji kontroll tek nje specialist me ka thene qe jam krejt mire edhe beba eshte mire peshon 2300 gr. dhe eshte i gjate 42 cm. A eshte normale kjo peshe dhe gjatesi per javet qe jam apo sa perafersisht duhet me qene femija ne kete jave? Jam ne merak sepse femijen e pare e kom lind 3500 gr. dhe 51 cm. Kjo peshe e bebes se dyte po me duket shume e vogel, ju lutem me qetesoni?

Mimoza <3 (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza

Pesha e bebit do të rritet ende deri ne lindje. Pesha e bebit varet edhe nga pesha trupore amtare. Prandaj nuk mund të përcaktohet se pesha e bebit tënd, është normale apo jo pa tregues të tjerë. Mesatarisht referohet se pesha e lindjes fetale, është për rreth 3400 gram. Por vetëm 20% e fëmijëve lindin me këtë peshë, sepse të tjerët lindin më shumë ose më pak se aq. E rëndësishme është që shëndeti i fëmijës të jetë normal.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti