Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikon duhani gjatë gjidhënies?

Jam nena e nje femije 1 muajshe dhe e kam nje problem. Djali nuk me vjen qe e do edhe aq qumeshtin e gjirit pasi sa fillon te pije ja nis e qan. Une konsumoj duhanin edhe tash dua te di se a mundet te jete duhani ky qe femija nuk e pin qumeshtin? Ju faleminderit.

Adelina Kaziu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Adelina

E konsideroj te tepert qe te te flas per efektet e duhanit, patjeter qe ndikon ne qumesht dhe ne mireqenien e bebit tend. E di qe ke lexuar mjaft dhe te eshte thene mjaft, por do t'i shkruaj disa nga efektet qe shfaqet tek nje bebe e cila i ekspozohet tymit te duhanit:

- jane me te shpeshta infeksionet e veshit, pneumonia, astma, bronkiti, iritimi i syve

- dhimbjet e barkut (kolikat) jane me shpeshta

- bebet kane nauze, vjellje, dhimbje barku dhe barkqitje

- jane 7 here me te rrezikuara nga SIDS (sindromi i vdekjes se papritur te te posalindurit)

- keto bebe kane nevoje 2-3 here me shpesh te kontrollohen te mjeku (per shkak te infeksioneve respiratore ose alergjise)

- femijet e nenave duhanpirese, zakonisht do te pijne edhe vete duhanin ne te ardhmen.

Hidherimi i bebes eshte njeri nga shume shkaqet qe duhet te te bejne qe ta lesh duhanin!

/komuniteti