Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Pershendetje doktor, menstruacionet e fundit i kam pas me 10 prill dhe mbas dy jave kam pas nga pak gjakderdhje shume pak pa dhimbje as asgje dhe me nuk me kane ardhe, cka mund te jete? Jam duke tentuar te mbes shtatzene qe 4 muaj, kam bere kontroll te gjinekologu ketu ne Gjermani dhe me ka thene gjithcka ne rregull jam duke i perdorur qe dy muaj tabletat per shtatzani te deshiruar por vonesa e ciklit me shqeteson paksa nuk kam as nje shenje te shtazanise, as marramenje as asgje, ju pershendes shume a mundet me qene qe jam shtatzane?

Essa . (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Qëndresa

Për të marrë përgjigje rreth kësaj, duhet që së pari të bësh një test shtëpiak shtatzënie. Nëse testi rezulton negativ atëherë patjetër që duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog, për të gjetur shkakun e vonesës së ciklit.

Të uroj shumë fat.

/komuniteti