Ndikimi i ampicilinës në shtatzëni
Aneta Berati
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aneta
Përdorimi i ampicilinës në shtatzëni, nuk është i rrezikshëm, por medikamentet konsumohen vetëm me rekomandimin e mjekut. Tabletat e ampicilinës janë të lejuara të përdoren gjatë gjithë shtatzënisë, sepse nuk e kalojnë barierën placentare dhe nuk janë teratogene (nuk shkaktojnë anomali fetale). Ajo bën pjesë në grupin e antibiotikëve me spektër të gjërë, të cilët nuk influencojnë në shtatzëni. Është në të mirën e ecurisë së shtatzënisë, përdorimi i mjekimit të rekomaduar nga mjeku, pasi infeksionet e pa mjekuara rrisin rrezikun për lindje parakohe.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor Morina! Ne javen e 5 te shtatzanise mjeku me dha ampiciline sepse rezultova me ngarkese ne urine. E demton embrionin ky mjekim, pasi kam lexuar qe ampicilina perdoret pas javes se 12 te shtatzanise dhe cfare demtimesh jep konkretisht? Ju faleminderit.