Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe! Dua nga ju doktoreshe te me ndihmoni me keshillat tuaja. Une jam ne javen e 7 te shtatzanise, kam qene shume mire por lodhem ne pune dhe ndjej pak dhimbje beli... gjate kontaktit me del hemorragji, po nuk ndjeja asnje dhimbje... pasi me ndaloi shkova te beja nje eko dhe mjeku me tha se bebi eshte shume mire, degjoi rrahjet e zemres por me tha qe kam nje hematome dhe me ka thene te rri shtrire dhe te mjekohem me nje kokerr dygresteron dhe vitamin c... nuk e di doktoreshe po jam shume e shqetesuar do mund ta kaloj kete problem? Ju lutem pres keshillat tuaja, Ilda.

Hera Dean (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Hematoma është një grumbullim gjaku, që shkaktohet nga shkolitja e placentës me murin e mitrës. Në shumicën e rasteve, gjaku gjen rrugëdalje, dhe del nga organet gjenital, në trajtën e gjakderdhjes siç të ka ndodhur dhe ty. Hematoma krijohet nga kontraksionet uterine, të cilat mund të dominohen me trajtim spazmolitik. Ti duhet të qëndrosh rregjim shtrati, të mos bësh punë të rënda dhe ecje të gjata. Duhet të ndjekësh udhëzimet e mjekut. Rikontrollo ekografikisht pas dy javësh, gjëndjen e hematomës.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti