Rezultati i paptestit
Ele Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elvira
Pap-testit tregon vetëm ndryshime qelizore, që lidhen me një infeksion të mundshëm për të cilin është rekomanduar trajtim. Djegia e puçrave është e domosdoshme, por kujdes të mos përsëriten.
Uroj të kesh mbetur shtatzën, sepse sa shkruan nuk duket ndonjë pengesë për të mbetur shtatzënë. Nëse shtatzënia nuk ka filluar, mirë është të vlerësohet maturimi i folikulit me ekografi sidomos kur merret klomifen. Kontrolli te mjeku obstetër-gjinekolog, vlerëson edhe jep rekomandime të përshtatshme kur vëren se mundet të ekzistojnë probleme të tjera të cilat janë pengesë për fillimin e shtatzënisë.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Keta, para disa ditesh kam bere nje paptest dhe me doli me kete rezultat: Kkontatime... ndryshime te theksuara inflamatore ne qelizat e epitelit skuamoz - ektocervikal dhe cilindrik - endocervikal. Strishoja permbane bakterje, histiocite, eritrocite dhe granulocite. Gjithashtu i kam bere edhe strishot, ato me kane dale mire... kam pas disa pucrra perreth vagines, i kam heq te nje gjinekologe e cila ishte shume e pakujdesshme dhe shume pak mora keshilla nga ajo! Ato i kam heq me nje laser, me sa di une e kam bere djegjen e tyre. Vendi me eshte sheru. Kam perdore cicatridina krem per lyerje dhe disa hapa vaginal qe ishin per 10 dite me nje kuti te gjelbert dhe e bardhe qe sme kujtohet emri i tyre... isha ne kontroll me tha qe mire jam mirepo nese te lajmerohet ndonje aso pucrre kondillome ma ka shkrujte disa pika qe nese e shef ndonje pucerr me ka thene qe me i pik... pyetja ime eshte kjo, jam duke provu qe 7 muaj me mbet shtatzene po nuk po kam sukses. Kam perdor kllomifen 2x1 nga dita e trete e menstruacioneve deri 5 por kot kam marre edhe nje inejksion ne ditet e ovulimit prap me ka deshtu gjithashtu mjeku me ka thene qe ke disa mikro cista ne vezore te vogla... kjo eshte gjendja ime. A ka gjasa dr me mbet shtatezene? Kam qene shtatzene para 11 muajve mirepo ne javen e 8 me tha mjeku me u pastru, ka qene shtatzeni e pazhvilluar. A ka dicka shqetesim per mos mbetje shtatzene me kete gjendje? Nese ka mundesi nje keshille nga ju, a e kam mire paptestin, a ka dicka rrezik? Cka me sugjeroni? Dr qe me tha me ba paptestin, strishot dhe mi heqi kondillomat nuk me ka lene pershtypje te mira sepse ishte shume e pakujdeshme, shume e eger ndaj pacientave edhe pse ordinance private nuk u sjell mire me mua dhe as qe ma dha ndonje keshille... te lutem me pershkruaj gjendjen time... menstruacionet kete muaj me jane vonuar 2 dite se per ndryshe qe 4 muajt e fundit i kam te rregullta. Pres pergjigje nga ju, duke tu falenderuar nga zemra!