Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Neveria gjatë shtatzënisë

Une perafersisht jam ne javen e 8 sipas kalkulimit te ciklit te fundit dhe kam mundim shume ne mengjes, zakonisht vjell vetem vrere, ndersa gjate dites kam shume mundim, tere kohen jam ne tuge por nuk vjell, a ka ndonje sygjerim per kete? Edhe acidin folik vetem deri ne fund te javes se 12 me perdor me shume nese perdoret nuk ka efekt apo eshte e demshme? Flm shume per pergjigjet tuaja, ju pershendes gjitha te mirat.

Dafina Mulaku (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dafina,

Neveria gjatë shtatzënisë, në shumicën e rasteve gjatë tremujorit të parë është gjendje normale, dhe nuk ka vend për bregosje. Ju tani vetëm duhet të merrni vitaminat dhe mineralet e udhëzuara nga mjeku juaj.

Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Ai duhet të merret 400 mikrogram një herë në ditë, deri në javën e 12 të shtatzënisë. Pas kësaj jave nuk ka efekt.

Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm, për t`u informuar më shumë rreth kësaj:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise?like=true

Të uroj një shtatzëni të mbarë, gjithë të mirat.

/komuniteti