Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas dështimit

Pershendetje, me date 10 prill kam patur nje deshtim dhe isha 2 muajshe. Jam bere merak pasi u be nje muaj qe nuk po me vijne menstruacionet. A ka ndonje problem? Faleminderit.

Anjeza Pajo (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anjeza

Më vjen shumë keq për dështimin. Zakonisht pas një aborti, menstruacionet e para vijnë një muaj pas datës që është kryer aborti. Këto mestruacione, mund të vijnë me më shumë dhimbje dhe me sasi pak më të shtuar se zakonisht. Më pas, cikli vjen i rregullt si gjithmonë. Nëse ke vonesë më të gjatë se një muaj, duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog, për të gjetur shkakun e vonesës së ciklit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti