Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha

Para 2 muajve isha ke gjinekologu se me vin shume sekrecione te bardha dhe me ere te rende bera te gjitha analizat dhe urinokulturen, analizat e tjera me dolen mire, u mjekova nje bare Furaginum, Adomed 50 mg per 3 dite por pas 1 muaji u mjekova prap me nje bare tjeter Polygunas 6 tableta. Mirepo une kam shume dhimbje barku ne fund dhe dhimbje gjoksi, ciklin e kam te rregullt. Jam 29 vjece dhe kam nje vajze 5 vjece. Lindjen kam pas natyrale dhe do doja te kisha dhe nje tjeter mirepo jam merzit shume nga ku problem te lutem me jep nje pergjigje sa me shpejt po pate mundesi. Te uroj gjithe te mirat.

Flori Flor (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Për të marrë trajtim efikas, gjithmonë duhet bërë urokultura apo kultura për të diagnostikuar infeksionet urinare apo infeksionet vaginale si dhe gjetur medikamentet më efikas për trajtim. Mjeku do të zgjedhë dhe rekomandoj atë preparat, që i përshtatet sa më mirë trajtimit të infeksionit. Medikamentet e rekomanduara pa mbjellje, nuk janë efikatëse.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti