Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Larja e shtatzënës në pishinë/det

Pershendetje dr! Desha te ju pyes a eshte problem femra shtatzene 16 javeshe te lahet ne pishine/deti? Faleminderit shume per mirekuptim dhe pergjigjet qe na jepni!

Ela Ela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Nëse mjeku që ndjek shtatzëninë të ka lejuar udhëtimin dhe kalimin e pushimeve në bregdet, bëj kujdes në disa drejtime që unë i konsideroj të rëndësishme. Futja në ujin e detit të bëhet gradualisht. Noti i bën mirë shtatzënisë, por kur të lahesh shoqërohu me bashkëshortin apo një të rritur, mos shko thellë, mos noto deri në lodhje, mbrohu nga dielli sidomos nga ora 9-10 deri në orën 17-16. Nëse vapa të prish konfortin, freskohu me lëngje ose fruta të freskëta dhe akomodohu në ambjente me hije dhe të freskët. Mos harro të kujdesesh edhe për përdorimin e kremrave me filtra, kundër rrezeve të diellit.

Për më shumë lexo linkun:

http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena?like=true

Gjithë të mirat.

/komuniteti