Fjetja në bark gjatë shtatzënisë
Fati Swwet
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fati
Shtrirja mbi bark gjatë shtatzënisë, nuk është e dëmshme sidomos gjatë periudhës së parë të saj. Edhe në periudhat e mëvonshme mund të praktikohet kjo mënyrë shtrirje, nëse ndihesh komode. Por vjen një moment që pesha e trupin dhe barku i fryrë, ndikojnë negativisht në ushqyerjen e bebit me gjak. Të rekomandoj dhe është më mirë të shtrihet edhe për gjumë, në krahun e majtë/anash. Edhe shtrirja në shpinë nuk është e përshtatshme për fetusin dhe vetë shtatzënën.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam ne javen e 8+4 dite, a e demton femijen me fjete ne barke, dhe a e demtoje dhimbjet qe ndieje une, te uroj gjithe te mirat doktoreshe.