Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit në javën e 33të

I nderuar Dr. Memli, ju faleminderojme shume per miresjelljen tuaj qe keni ndaj nesh dhe per pergjigjet qe na ipni neve, jam ne javen e 33të dhe gjate kesaj jave levizjet e bebit me jane reduktuar dukshem ka levizje ne mbremje zakonisht qe jane bukur te theksuara por gjate dites jo ashtu si kisha diteve te kaluara, ju lutem me tregoni eshte diqka shqetesuese apo bebi eshte rrit me shume dhe hapesira i eshte zvogeluar? Me respekt Moza nga Prishtina.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza

Është normale që në mbrëmje zakonisht ndihen më shumë lëvizjet e bebit sepse trupi juaj është në qetësi. Por tani gjithashtu edhe hapësira për lëvizje është zvogëluar. Ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.

Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetsore të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundshme.

Gjithë të mirat.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)
ju flm shum per pergjigjen tuaj i nderuari dr,Memli jeni shum te kujdeseshem me shum respket moza nga prishtina

/komuniteti