Forma e mitrës
Ina Limani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elsa
Uterusi bikorn ose mitra dybrirëshe, është pasojë kongenitale/e lindur. Për shtatzëninë, mund të japë pasoja jo të mira në ecurinë e saj. Të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë rregjim shtrati, të eleminosh punët e rënda dhe qëndrimet e gjata në këmbë. Mjeku duhet të përshkruaj në recetë, trajtimin me spazmolitikë dhe ndjekja e shtatzënisë duhet të jetë më e kujdesëshme se në shtatzënitë me mitër normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendteje doktoreshe! Jam shtatzane ne javen e 6. Ne kontrollen e fundit qe kam bere te gjinekoloku me ka thene se kam formen e mitres dybrireshe gje qe paraqitka rrezik kur femija rritet d.m.th nga muaji i gjashte. Te lutem shume nese mundesh t'me sqarosh me mire se cfare do te thote kjo dhe e eshte e rrezikshme apo cfare duhet te ndermare qe mos te mberri deri te komplikimet e tjera? Flm shume.