Marrëdhëniet gjatë shtatzënisë
Ade Ademi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ade,
Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë, nuk kanë pasoja negative. E rëndësishme është që seksi të mos bëhet i dhunshëm apo të kryhet në pozicione që shkaktojnë dhëmbje ose trauma. Gjithashtu e rëndësishme është ruajtja pastër e ambjentit vaginal, nga infeksionet e mundshme.
Ejakulacioni (sperma) nuk është i dëmshëm, as në shtatzëni e as në jetën normale.
Të uroj shtatzëni me ecuri normale.
Pershendetje dr Mimoza, se pari faleminderit per pergjigjen qe ma ke kthy. Une e kam be testin me ka dale se jam shtatzane por e kam nje brenge a ka dicka negative nese bej marredhenje seksuale gjate shtatzanise edhe a eshte e demshme me lan spermen mbrenda? Ju lutem me pergjigj, uroj te keni shendet te mire e pune te mbare.