Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uji i tepërt tek bebi!

Pershendetje, ju lutem nese mund te me tregoni se a eshte me rrezik nese ne javen e 10 te shtatzanise mesohet nga gjinekologu se ka me shume uje se qe duhet tek bebi, çka e shkakton kete? A ndikon ne zhvillimin normal te bebit? Ju lutem me ktheni pergjigje.

Besa Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Besa

Sasia e shtuar e lëngut amniotik, mund të jetë e lidhur me malformimet fetale. Ekzaminimet ekografike si dhe amnicenteza, mund të tregojnë këtë malformim. Por jo gjithënjë është kështu. Prandaj mjeku obstetër, duhet të bëjë ndjekje rigoroze të shtatzënisë deri në vlersim përfundimtar të ecurisë së saj. Për të mësuar mbi çrregullimet me lëngun amniotik, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/komplikimet/crregullimi-me-lengun-amniotik-te-frytit

Të uroj fat.

/komuniteti