javë pas jave
Përshëndetje,
Mungesa e kënaqësisë seksuale apo arritja në orgazëm, është një problem që u ndodh të dy gjinive dhe shkaku mund të jetë, fizik ose fiziologjik.
Mungesa e orgazmës, ndryshe quhet mungesë e klimaksit seksual (orgazmës në kulmin seksual). Tek femrat, mungesa e orgazmës mund të shkaktohet nga frenimi fiziologjik seksual, eksperienca e pakët seksuale, mungesa e njohurive si dhe nga faktorë fiziologjike siç janë ndjenja e fajit, ankthi, abuzimi dhe trauma seksuale të mëparshme. Faktorë të tjerë janë stimulimi i pamjaftueshëm, disa lloj ilaçesh si dhe sëmundjet kronike.
Mundohu ta gjesh veten diku në përshkrimet e mësipërme dhe përpiqu të korrigjosh problemin. Je ti, dhe vetëm ti ajo që mund të arrish korrigjimin e situatës.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/pas-lindjes/humbja-e-deshires-seksuale-pas-lindjes
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktor, qe 2 vite qe kam lindur nuk ndjej kurrfare orgazme ne seks, e bej me zor, me dhimt nu here ne muaj nuk kam deshire hiq, para lindjes ka qene gjithqka ne rregull me burin tim tash kam probleme shume, ai nuk me kupton, dyshon shume, ju lutem sado pak nje ndihme.