Rreth frymëmarrjes gjatë shtatzënisë dhe lindjes
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lina
Vështirësia në frymëmarrje gjatë shtatzanisë, fillon si pasojë e veprimit të progesteronit në qendrën e frymëmarrjes dhe në fund të shtatzënisë vjen si pasojë e zvogëlimit të hapësirës së kafazit të kraharorit, nga shtyrja lart e diafragmës prej mitrës shtatzënë. Duke qënë një problem fiziologjik, nuk ka vënd për tu shqetësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr. Une jam ne javen e 34, problemi ime eshte spo mundem te fle, me zihet fryma kur jam ne shtrat sa qe me vjen deri sa te vjell... po ashtu ijet me dhembin shume kur jam e shtrire kur jam ne kembe nuk ndjej dhimbje... shqetesimi im eshte kur te vije koha e lindjes, sdo te mund te ngopem fryme, frikesohem pasi eshte lindja e pare e imja, dhe ketu ne portal bebaime po lexoj qe frymemarja eshte shume domosdoshme ne lindje, e une spo mund te ngopem per vete... cka po me keshilloni ju?