Analiza torch
Elona Tace
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Torch-i është analizë komplekse, që nxjer në pah disa infeksione që janë; toxoplasma, rubeola cytomegalovirus, herpes simplex virus dhe të tjerë agjentë. Prania e tyre prish ecurinë e shtatzënisë duke dhënë abort, lindje para kohe, anomali fetale etj. Për këtë arsye, analiza duhet bërë. Shumë mirë që ke bërë edhe imunoglobulinën antirhezus, për shkak të faktorit rhezus negativ dhe abortit që ka ndodhur.
Gjithë të mirat.
E nderuar dr. Moza... Sic kemi kontaktuar edhe me pare doja te dija me shume rreth analizave torch qe me ka dhene mjeku per t'i bere pas nje aborti qe pata ne javen e 9 te shtatzanise, per te gjetur shkaktarin e ketij aborti. Theksoj se une jam grup gjaku 0 me rh (-) ndersa bashkeshorti grup a me rh (+) dhe pas abortit doktori me beri gjilperen anti rho (d) per immunoglobulinen. Te falenderoj nga zemra per pergjigjet qe na dispononi. Me respekt, Elona1.