Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecioni dhe dhimbjet e këmbëve

E nderuara doktoreshe. Jam ne javen e 32 te shtazanise, deri me tani gjithcka me bebin shkon mire, vetem se une kam pak probleme me dhembjen e kembeve nalt ne komblig. Ulem kur jam mire mirepo kur zgjohem kam probleme deri sa ti bej ca hapa. Edhe gat kohe kam sekrecion te bardhe, jo shume i lengshem as shume i trashe, ashtu normal. A eshte dicka kjo problem. Une kisha ne fillim infeksion por ate e sheruam, mirepo sekrecioni i bardhe tash muajt e fundit u paraqit. Ju faleminderit per mirekuptimin dhe per kohen.

Anisa Ademi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa

Marja e kaciumit dhe e magneziumit në formën e tabletave, zgjidh problemin tënd për ankesën që ke në lidhje me këmbët. Për sekrecionet e shtuara vaginale të rekomandoj të bësh një analizë dhe një kulturë të sekrecioneve, për të përjashtuar mundësinë se infeksioni është rikthyer.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti