Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e shkurtuar e mitrës

Pershendetje jam ne shtatzane ne javen 32-33, qafa e mitres me eshte shkurtuar 2.5 cm para disa dite isha e shtrire ne spital 4 dite sepse kisha pak dhimbje si lloj shtrengimi ne bark dhe pastaj me liruan nga spitali dhe jam duke perdoru tableta Adalat. Mjeku me ka thene ti perdori deri ne javen e 34 dhe vet ne shtrat te rri. Deshta te di a jam ne rrezik te lindi para kohe dhe nese femija lind a mund te mbijetoje?

Lanika Lanika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkëndije

Nëse ti vazhdon me rigorozitet trajtimin dhe zbaton këshillat e mjekut, mund ta eleminosh rrezikun e lindjes para kohe. Me një kujdes të veçantë nga mjeku neonatolog, sot janë mundësitë që edhe një fëmijë që lind prematur, të jetojë dhe zhvillohet në mënyrë të mrekullueshme.

Të uroj të lindësh në term një fëmijë të shëndëtshëm.

/komuniteti