Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjatësia e bebes

Si mundem me e kuptu gjatesine e bebes sime me kete shifer (14w6d)? Ne kontrollin e radhes qe pata isha te dr, gjithcka ishte ne rregull, bebja ishte shume mire vetem se nga emocionet harrova gjatesine e bebes sa ishte ndersa me kete shifer (14w6d) nuk po kuptoj asgje?! Flm shume dr e nderuar Mimoza;

Arta Shaqiri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mina

Gjatë ekzaminimit ekografik, vlerësohen mjaft parametra jetësor të fetusit si dhe është e mundur të konstatohen disa anomali fetale. Midis parametrave është i vlerësueshëm edhe diametri gjatësor i trupit fetal, i cili merr njësinë CRL (cm). Pas javës së 15-të të shtatzënisë, ky tregues nuk ka kuptim të jepët sepse gabimi i vlerës është i konsiderueshëm.

Të rekomandoj që të mos merresh me të dhëna të tilla, të cilat për ty nuk janë tregues për ecurinë e shtatzënisë si dhe gjendjen e zhvillimit të bebit tënd. E rëndësishëm është të dish se zhvillimi i bebit është i mirë dhe normal.

Edhe unë këtë të uroj, të kesh një shtatzëni të mbarë deri në term.

S. Haxhi (14 vite më parë)
14 w 6 d eshte 14 jave e 6 dite. Mosha e shatzanise.

/komuniteti